Shenjat që tregojnë se keni nevojë për një vizitë gjinekologjike

Shenjat që tregojnë se keni nevojë për një vizitë gjinekologjike

Keni enjtje të vaginës dhe kruajtje

Këto simptoma mund të shkaktohen nga shampoja që përdorni kur bëni banjë, menopauza apo edhe një infeksion mykotik. Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk është diçka shqetësuese. Por, këto simptoma mund të jenë edhe shenja të trikomoniasis, një sëmundje seksualisht e transmetueshme.

Keni djegie gjatë urinimit dhe sekrecionet vaginale janë… ndryshe

Të kesh sekrecione vaginale është mëse normale, por nëse vëreni ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje, do të thotë se diçka nuk shkon. Aq më tepër nëse keni edhe djegie.

Keni gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale

Para menopauzës, gjakderdhja post-koitale është e zakonshme. Ky problem mund të zhduket për 6 muaj, por gjakderdhja është edhe simptomë e kancerit vaginal dhe atij të qafës së mitrës, prandaj një vizitë gjinekologjike është e domosdoshme.

Keni një gjendër që ju shkakton dhembje

Është e domosdoshme që të bisedoni me gjinekologun menjëherë nëse vini re një gjendër në brendësi, apo në dalje të vaginës. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e kisteve janë të padëmshëm, por lloje të caktuara mund të shkaktojnë aq shumë dhembje, saqë mund ta keni të vështirë të ecni apo të qëndroni ulur.

Shpërndaje në: