Shenjat që tregojnë se keni kaluar koronavirusin

Shenjat që tregojnë se keni kaluar koronavirusin

Pothuajse të gjithë pyesin: ”Po sikur ta kem kaluar vallë?”. Më poshtë janë disa shenja që tregojnë se mund ta keni hedhur vërtet pas krahëve këtë sëmundje ( edhe pse përgjigjen përfundimtare për këtë e jep testi serologjik). Ja cilat janë ato:

-Nëse keni qenë shumë sëmurë në shkurt!

Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin.

-Nëse keni pasur ethe dhe kollë!

Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa që ju ta keni kaluar virusin.

-Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit!

Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat që dallon koronavirusin e ri. Rreth 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë. Nëse krejt e papritur, edhe ju për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, mund të keni pasur Covid-19.

-Nëse e gjithë familja u sëmur njëkohësisht!

Nëse të gjithë familjarët, dikush më shumë dhe dikush më pak, ka përjetuar grip, por në të njëjtën periudhë kohë, ka gjasa që e gjithë familja të ketë qenë infektuar.

-Nëse keni pasur shenja në lëkurë që ju shkaktonin kruajtje!

Është një nga simptomat që është zbuluar së fundmi, por e rëndësishme për të kuptuar nëse një person është infektuar me virus.

Shpërndaje në: