Shenjat që tregojnë se jeni ju problemi në lidhje

Shenjat që tregojnë se jeni ju problemi në lidhje

1.

Ti nuk e pranon kurrë fajin. Sepse do t’ja hedhësh gjithmonë atij në kurriz problemet e lidhjes suaj.

2.

Ti je ajo që “nuk i thua seriozisht” gjërat. Fjalët e thëna në momente nervash në të vërtetë nuk tërhiqen dot pas.

3.

Lidhja funksionon “ose sipas mënyrës sime ose merr plaçkat dhe ik!” Në këtë mënyrë, partneri juaj mendon se idetë dhe vendimet e tij nuk kanë rëndësi.

4.

Ti varesh nga lidhja juaj. Nëse ti varesh vetëm nga lidhja juaj për t’u ndjerë mirë me veten, atëherë ka disa probleme të tjera brenda teje që duhen adresuar.

5.

Ti e manipulon partnerin duke e dënuar. Nëse pas një sherri ti thjesht nuk i flet atij ose nëse nuk bën seks me kusht që ai të bëjë diçka tjetër, atëherë po mundohesh ta manipulosh. Gjëra të tilla as me fëmijët nuk japin më efektin e pritur.

6.

Ti godet “padashje” gjatë sherreve. Një shuplakë të vogël dhe dhuna e mirëfilltë ndahen vetëm nga një fill i hollë, ndaj sjellje të tilla janë të papranueshme. Sipas ekspertëve, sjellje të tilla gjatë sherreve tregojnë për një paaftësi për të shprehur mirë ndjenjat. Ndaj do të ishte më mirë të tërhiqeshit përkohësisht nga lidhja dhe të kërkoni ndihmë nga një psikolog.

Burimi: Bustle

Shpërndaje në: