Shenjat që të tregojnë se ju të dy po shkoni drejt martesës, ndiq veprimet e tij
Nuk është hera e parë që shkruhet për këtë çështje, por asnjëherë nuk mjafton dhe asnjëherë nuk është shumë, sepse martesa është ndër vendimet më të rëndësishme të jetës. Ja disa shenja që vijnë nga përvojat e vërteta të njerëzve, edhe pse duken shumë ideale. Pse të mos I synosh, në fund të fundit?
1) Ai mburret me ty. Nëse ti fiton një vend pune ose thjesht fiton dy bileta koncerti në një kuic në radio, ai nuk rri dot pa i thënë çdo njeriu që takon, kur ty as nuk të shkon në mendje ta përmendësh. Sepse ai është fansi yt më i madh (ndoshta në garë me mamanë tënde).
2) Ai bën sakrifica për ty dhe ti je e lumtur të bësh të njëjtën gjë për atë. Ai do kalonte dete për të jetuar me ty, nëse ti fillon një punë të re diku tjetër apo zhvendosesh për studime. Ti gjithashtu do ishe e lumtur po ta hidhje një hap për ta ndjekur atë në mundësitë që i jepen.
3) Ai ndan të njëjtat vlera me ty. Ju doni të dy fëmijë dhe prisni të kujdeseni njëlloj për ta. Ose ai mendon që do marrë leje pas lindjes së fëmijës. Ndoshta keni rënë dakord që secili do marrë 45 minuta për vete për të shkuar në palestër gjatë asaj kohe, ose keni planifikuar të blini një shtëpi në periferi dhe të jetoni atje pas pesë vitesh. Ju jeni në të njëjtën linjë në gjërat që vlejnë më shumë, sepse i keni diskutuar më parë ato.
4) Edhe pas disa vitesh bashkë, ai ende është xhentil me ty. Të hap derën, ose të merr në krahë kur të dhembin këmbët nga një ditë e tërë mbi taka, ose thjesht nuk mundesh të ecësh edhe ca metra.
5) Ai nuk përpiqet të të ndryshojë. Ai e di që je më rrëmujaxheshë sesa ai, që do të kesh gjithmonë një mace në shtëpi dhe nuk mund të gatuash as sikur të varej jeta jote prej kësaj dhe të gjitha këto janë shumë në rregull për të.
6) Kur mendon që do martohesh, pjesa më e bukur nuk është dasma, por ideja që do kaloni jetën bashkë. Dasma është qejf, por ti mezi pret për kohën pas saj kur do nisë muaji i mjaltit.
7) I keni mbijetuar distancës së madhe. Ka qenë e vështirë dhe e frikshme, por ju duheni aq shumë sa keni qenë të aftë të bënit sakrificat e nevojshme për t’ia dalë me një synim të vetëm në mendje: të jetonit pranë dhe të ishit bashkë një ditë.
8) “Më ka marrë malli” nuk është thjesht një fjali e ëmbël për t’u thënë. Është e vërteta. Edhe nëse nuk ka kaluar shumë kohë (vetëm dy orë) që kur jeni parë.
9) Nuk të ka pëlqyer asnjëherë të ndash dhomën me dikë dhe ke nevojë për hapësirën tënde, por përsëri të pëlqen të jetosh me të. Ti mezi pret mbrëmjen, jo sepse do kesh mbaruar punën, por sepse do e shohësh atë përsëri.
10) Ai është njeriu ku shkon kur ke diçka për të thënë, për punën, shoqet, për çfarëdo. Më parë ishe mësuar t’u tregoje prindërve dhe shoqeve për këto, por tani nuk i merr aq shpesh. Ata nuk mërziten, sepse e kuptojnë sa e lumtur je.
11) Planifikon me shumë qejf gjashtë muajt e ardhshëm. Nuk je e shqetësuar që do të duhet të anulosh bileta avioni apo do rritësh numrin e udhëtarëve. Ndihesh e sigurt në marrëdhënien tënde.
12) Mund të qash para atij pa u vënë në siklet. Ai e di kur duhet të shqetësohet dhe kur ti je thjesht e tronditur nga një skenë filmi.
13) Kur shoqet ankohen për partnerët apo personat me të cilët kanë dalë, ti rri pak a shumë e heshtur, sepse nuk ke me çfarë të kontribuosh. Nuk do të mburresh, por as nuk do të merresh me ato fjalë pa kuptim, sepse partneri yt është fantastik për ty.
14) Ai është i dashur me familjen tënde dhe do që ta njohësh të tijën. Ai e merr babain tënd në telefon pa e bërë të gjatë. Dhe është shumë normale që ti të shkosh te ditëlindja e mbesës së tij, edhe kur ai nuk është atje.
15) Atij i interesojnë miqtë e tu. Nëse ndonjëra nga shoqet ka pasur një ditë të keqe, ai të sugjeron të shkosh të rrish me të, ose ta ftosh të vijë me ju për darkë. Nëse nuk ka dëgjuar të flasësh për dikë për ca kohë, të pyet si ka qenë.
16) Ai të lë të shfrysh. Ndonjëherë kur të mundon diçka, ti thjesht do të flasësh e të flasësh pa pushim për atë gjë. Ai nuk mërzitet dhe nuk të lë t’i kërkosh falje. E vetmja gjë që e mërzit atë në këtë mes është që ti je e mërzitur dhe nuk do donte.
17) Ai të thotë, kur nuk je fare në humor madje, që dukesh seksi. Dhe kjo, në ditën kur nuk i ke krehur flokët, nuk ke vënë makeup, ose je me T-shirt dhe tuta.
18) Mund të bëni gjëra bashkë, të udhëtoni, pa u zënë gjithë kohës. Të gjithë ndoshta kemi parë, një çift tragjik që zihet se ku do drekojë në aeroport, aq keq sa ajo ia shpërthen në lot dhe i rri tri rreshta larg. Ti mund të bësh gjëra normale me të dashurin tënd pa qenë e nevojshme për gjithë këtë sherr.