Shenjat paralajmëruese të kancerit të stomakut

Shenjat paralajmëruese të kancerit të stomakut

Tumoret karcinoide hapin më pak metastaza ndërsa tumoret e tjera përhapen nëpërmjet rritjes në stomak, ezofag, dhe në zorrën e hollë.

Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve malinje dhe beninje të stomakut është hemorragjia e brendshme mikroskopike , e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve.

Nëse hemorragjia vazhdon, me humbje të qelizave të kuqe të gjakut , kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes.

Simptomat e kancerit të stomakut:

  1. Dhimbje në pjesën e sipërm dhe të mesëm të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet. Por në stadet e hershme, dhimbja mund të qetësohet nga efekti i antiacideve dhe i ushqimeve.
  2. Diskomfort abdominal që agravohet nga ngrënia.
  3. Jashtëqitje me ngjyrë të zezë.
  4. Të vjella me gjak.
  5. Të vjella pas ushqimit.
  6. Dobësi, këputje dhe humbje peshe.

7. Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e pakët se normalisht.

Shpërndaje në: