Shenjat paralajmëruese të dehidratimit

Studime të ndryshme sugjerojnë se njeriu gjatë periudhës së verës duhet të pi së paku tetë gota ujë në ditë.
Sipas këtyre studimeve, një gjë e tillë varet nga mosha, pesha, gjinia dhe kërkesat për lëngjet.
Nëse keni ndonjërën nga shenjat e mëposhtme, atëherë me siguri se ju jeni dehidruar:
-Goja juaj është shumë e tharë dhe fryma mban erë të rëndë
-Lëkura është e tharë
-Skuqje, dhimbje, tharje sysh
-Urina ka ngjyrë të errët
-Keni probleme me aparatin tretës, probleme me jashtëqitje
-Përjetoni dhimbje kyçesh
-Marramendje dhe lodhje