Shenjat paralajmëruese për shëndetin e gjëndrës tiroide
Ju kap plogështia që pa nisur dita, apo ndodh e kundërta jeni me energjikë seç duhet, djersitni shumë dhe ndiheni në ankth? Mund të jetë faji i gjëndrës së tiroides.
Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës, e cila prodhon hormone që kontrollojnë pothuajse të gjithë aktivitetin metabolik të organizmit.
Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta ose të larta, mund të përjetoni një sërë simptomash, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës suaj.
Shtim ose rënie drastike nga pesha:
Një ndryshim i pashpjegueshëm në peshë është një nga shenjat më të zakonshme të çrregullimit të tiroides. Shtimi në peshë mund të sinjalizojë për nivele të ulëta të hormoneve të tiroides, një gjendje e quajtur hipotiroidizëm.
E anasjella, nëse tiroidja prodhon më shumë hormone se sa trupi ka nevojë, mund të humbni peshë në mënyrë të papritur. Kjo gjendje njihet ndryshe si hipertiroidizmi. Hipotiroidizmi është më i përhapur te njerëzit.
Rënie flokësh:
Rënia e flokëve është një tjetër shenjë e mosbalancimit të hormoneve të tiroides. Si hipertiroidizmi ashtu edhe hipotiroidizmi mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Në shumë raste flokët fillojnë të rriten sapo trajtohet sëmundja.
Rrahje të shpeshta të zemrës:
Hormonet e tiroides prekin thuajse çdo organ në trup dhe mund të ndikojnë në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë rrahje më të ngadalta zemre se zakonisht. Ndërsa hipotiroidizmi mund të shkaktojë përshpejtim të rrahjeve të zemrës. Mund të shkaktojë gjithashtu rritje të tensionit të gjakut dhe një ndjesi sikur zemra po del nga vendi.