Shenjat e hershme që tregojnë se duhet ta bëni testin e shtatzënisë

Shenjat e hershme që tregojnë se duhet ta bëni testin e shtatzënisë

Shumica e shenjave të hershme të shtatzënisë mund të mos jenë specifike dhe shumë lehtë mund të ngatërrohen me sëmundje të lehta ose diçka tjetër.

Për këtë arsye shpeshherë është e vështirë të dini kur ta bëni testin e shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Prandaj, duke marrë parasysh këtë, më poshtë i keni disa prej shenjave që ju ndihmojnë ta kuptoni se kur duhet ta bëni testin e shtatzënisë.

Nuk keni menstruacione

Kjo është arsyeja më e zakonshme se përse duhet të bëni test të shtatzënisë.

Ndonëse ka shumë arsye përse grave mund të mos iu vijnë menstruacionet, nëse personi është aktiv seksualisht, kjo mund të jetë shkaku i shtatzënisë.

Shumica e testeve të shtatzënisë janë shumë të saktë kur bëhen pasi nuk iu kanë ardhur menstruacionet, por ndonjëherë nivelet e hormoneve mund të mos jenë mjaftueshëm të larta për të treguar ndonjë rezultat pozitiv.

Ndryshime në gjoks

Rritja e gjokseve është shenja më e zakonshme në fazën e hershme të shtatzënisë, por shpeshherë ndodh edhe para menstruacioneve.

Gjakderdhje e lehtë

Disa njerëz përjetojnë gjakderdhje të lehtë – që është më e shkurtë dhe më e lehtë sesa gjakderdhja nga menstruacionet.

Marramendje dhe vjellje

Sëmundja e mëngjesit, apo marramendja dhe vjellja, ndërlidhet me shtatzëni dhe ka tendenca të shfaqet mes javës së dytë dhe të tetë të shtatzënisë.

Shpërndaje në: