Shenjat e fshehta të kancerit të vezoreve, që femrat i ngatërrojnë me simptomat e periodave ose problemet e tjera

Shenjat e fshehta të kancerit të vezoreve, që femrat i ngatërrojnë me simptomat e periodave ose problemet e tjera

Rreth 22,280 gra në Shtetet e Bashkuara diagnostikohen çdo vit me kancer ovarian dhe 14,240 prej tyre e kapin në një fazë aq të vonë këtë sëmundje, saqë nuk arrijnë në kohë të kurohen. Për fat të keq, shumica prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet ose simptomat e kancerit ovarian dhe gjithashtu ekziston një mungesë e përgjithshme e njohurive rreth kancerit dhe asaj që i ndodh trupit.

Kanceri i vezoreve mund te perhapet ne të gjithë sistemin riprodhues nese nuk kapet në kohë. Tumoret ovarian epiteliale janë lloji më i zakonshëm i kancerit të vezore. Megjithatë, simptomat e kancerit zakonisht anashkalohen ose i atribuohen sëmundjeve të tjera.


Këtu janë 6 shenjat e zakonshme të kancerit të ovareve !
1. Enjtja e zonës së barkut ndodh kur lëngu, i quajtur ascites, është i bllokuar në zgavrën e barkut. Kjo është një simptomë që ndodh më vonë, ndërsa sëmundja përparon.

2. Dhimbje e vazhdueshme barku
Dhimbja kronike që shfaqet në zonën e barkut ose legenit është një shenjë e qartë se diçka po ndodh në organizmin tuaj. Çdo dhimbje afatgjate duhet marrë shumë seriozisht.

3. Ndjenja e ngopies shumë shpejtë ose vështirësi në të ngrënë
Është e çuditshme që gratë që vuajnë nga kanceri ovarian do të ndihen më shpejtë të ngopura! Kjo ka të ngjarë që kanceri të pengojë hormonet që kontrollojnë metabolizmin.
4. Problemet urinare
Rritja e urinimit është një shenjë e kancerit ovarian. Për fat të keq, kjo simptomë i atribuohet shpesh problemeve të fshikëzës.

5.Çdo ndryshim në lëvizjet e zorrëve, kapsllëku ose diarreja, mund të jenë shenjë e kancerit ovarian. Kjo mund të jetë për shkak të zorrës së trashë ose për shkak të presionit nga ngritja e lëngjeve
6. Gjakderdhje kur nuk jeni me perioda/ David Wolfe

Shpërndaje në: