Shenjat dhe simptomat e abortit spontan; Si ta kuptoni brenda pak minutave që diçka nuk shkon mirë me shtatzëninë
Aborti është humbja spontane e një shtatzënie, para javës së 20-të. Rreth 15 deri në 20 për qind e shtatzënive të konfirmuara, përfundojnë me abort. Numri aktual ndoshta është më i lartë, ngaqë shumë aborte ndodhin në fazat e hershme të shtatzënisë, madje, atëherë kur një grua mund të mos e dijë që ka mbetur shtatzënë. Shumica e aborteve ndodhin për arsye se zhvillimi i fetusit nuk është normal. Aborti është një përvojë relativisht e zakonshme, por gjithsesi, kjo nuk i lehtëson gjërat. Shtatzënia që përfundon pa pasur një foshnjë për ta shtrënguar në krahë, ta copëton zemrën.
Shenjat dhe simptomat. Shenjat dhe simptomat e abortit janë:
*njolla gjaku ose gjakderdhje vaginale;
*dhimbje ose spazma në bark ose fundshpinë;
*rrjedhja e lëngut ose e indit nga vagina.
Mos harroni se njollat e gjakut apo hemorragjia në muajt e parë të shtatzënisë, janë shenja më se të zakonshme. Në shumicën e rasteve, gratë që kanë hemorragji të lehtë në tremujorin e parë, e çojnë shtatzëninë me sukses deri në fund. Ndonjëherë, edhe hemorragjitë në sasi të mëdha nuk përfundojnë me abort. Aborti ndodh pasi në mitër shfaqet një lloj infeksioni, i quajtur abort septik. Shenjat e pranisë së këtij infeksioni janë: temperaturë, ethe, dhimbje trupi dhe sekrecione vaginale të trasha dhe me erë të rëndë. Merrni në telefon mjekun nëse keni:
*gjakderdhje, qoftë edhe njolla të zbehta;
*rrjedhje lëngu në sasi të madhe nga vagina, pa dhimbje, ose hemorragji;
*dalje të indit nga vagina. Indin që ju ka dalë, mund ta vendosni në një kontejner të pastër që t’ia çoni mjekut. Analizat nuk mund të përcaktojnë shkakun e abortit, por përmes konfirmimit të daljes së indit të placentës, mjeku do të përcaktojë se simptomat nuk kanë lidhje me një shtatzëni ektopike