Shëndeti mendor i fëmijëve, Qelaj: Ka mungesë të mekanizmave për identifikimin e hershëm

Shëndeti mendor i fëmijëve, Qelaj: Ka mungesë të mekanizmave për identifikimin e hershëm

Në Kosovë ka mungesë të mekanizmave për identifikimin e hershëm të fëmijëve që përballen me sfida të shëndetit mendor. Kështu tregojnë të gjeturat preliminare të raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për shëndetin mendor të fëmijëve. Në tryezën e diskutimit ku u diskutua për këtë çështje, u theksua edhe nevoja për numër më të madh të psikologëve në shkolla.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se korniza ligjore nuk siguron ofrim të mbështetjes së specializuar dhe psikologjike në nivel të komunitetit.

Në diskutimin për shëndetin mendor të fëmijëve, Avokati i Popullit potencoi edhe nevojën për numër më të madh të psikologëve në shkolla.

Ndërkaq, Merita Bajraktari Januzi nga Ministria e Arsimit tha se po punohet në funksion të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, raporton KP.

Në diskutimin për shëndetin mendor të fëmijëve, shefja e Psikiatrisë së Fëmijëve në QKUK ka kritikuar institucionet sa i përket ndarjes së buxhetit për fëmijët dhe adoleshentët.

Në këtë tryezë diskutimi për shëndetin mendor të fëmijëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Qendrat për Punë Sociale, Policia e Kosovës, e Ministria e Drejtësisë.

Shpërndaje në: