Shën Valentini duhet festuar në shtrat, me 8 ide fantastike seksi

Shën Valentini duhet festuar në shtrat, me 8 ide fantastike seksi

14 Shkurti është ditë speciale dhe kështu duhet të jetë edhe seksi atë ditë. Prandaj ju sjellim 8 këshilla që do t’ju ndihmojnë për atë ditë.

1.Bëj qejf duke përdorur një vibrator nëse po festoni larg partnerit. Teknologjia ka përparuar dhe tani mund ta kontrolloni vibratorin e partneres përmes telefonit. Kështu nëse jeni larg njëri-tjetrit, provojeni si mënyrë.

2.Përdorni lubrifikant. Për t’u kënaqur më shumë dhe për të shmangur dhimbjet e sikletshme, lubrifikanti ju vjen në ndihmë.

3.Lozni me temperaturën. Përdorni kuba akulli, ujë të nxehtë ose qirinj për të ndezur ndjesitë e partnerit.

4.Nëse jeni të martuar dhe me fëmijë, meritoni një ditë larg shtëpisë. Prenetoni një natë në hotel dhe kënaquni. Ju e dini mirë që fëmijët s’do t’ju lënë rehat prandaj një ditë lërni dadon të kujdeset për ta.

5.Shkruani fantazitë tuaj në një letër dhe jepjani njëri-tjetrit. Kështu do të kuptoni dëshirat e partnerit dhe ai tuaja e më pas mund t’i vendosni në zbatim.

6.Bëni një listë me këngë dhe vendosini të luajnë teksa kryeni marrëdhënie.

7.Kush tha që ëmbëlsira duhet të shërbehet në tavolinë? Merrni akullore, shllak të ëmbël ose ëmbëlsira në shtrat dhe lyeni partnerin me to.

8.Bëni diçka ndryshe dhe kryeni marrëdhënie para se të konsumoni darkën. Kështu do të shijoni një darkë të lumtur e plot shkëlqim pas seksit.

Shpërndaje në: