Shemi: Do doja të përformoja këngën e Adem Jasharit në Festivalin e Birrës në Korçë

Shemi: Do doja të përformoja këngën e Adem Jasharit në Festivalin e Birrës në Korçë

Këngëtari Shemsi Krasniqi, apo i njohur si Shemi nga grupi muzikor “Ilirët”, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Natë Vere” në T7, ka folur lidhur me Festën e Birrës në Korçë.

Shemi për mediumin ka thënë se ishte dëshira e tij që të këndonte këngë patriotike në festivalin që pritet të mbahet në Korçë, shkruan Gazeta Express.

Unë kom desht me këndu për inat krejt këngë patriotike, me ju tregu popullit që jom patrioti më i madh shqiptar. Tash iu këndoj çka të doni. Kom pasë qef me shku atje me këngën e Adem Jasharit dhe me përformu në mënyrë maestrale”, ka deklaruar ai.

Lidhur me pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Birrës së Korçës, këngëtari nga grupi “Ilirët”, ka thënë se përveç reagimeve e komenteve negative që ai ka marrë, është përballur edhe me kërcënime.

Shpërndaje në: