Sheikët ambiciozë të Newcastle Unitedit i bashkohen garës për Eden Hazardin
Eden Hazard është afër largimit nga Real Madridi dhe të gjitha rrugët thuhet se e qojnë drejt rikthimit në Ligën Premier, me Newcastle United klubin e fundit të interesuar për shërbimet e tij.
Hazard ka dështuar të tregojë vlerat e tij në kryeqytetin spanjoll që nga transferimi i tij në vitin 2019.
Situata e tij ka bërë që shumë klube të interesohen për transferimin e belgut, i cili me shumë mundësi do të rikthehet në Ligën Premier.
Chelsea është klubi më i përfolur rreth një rikthimi të Hazardit në Stamford Bridge, por ata nuk janë të vetmit që duan transferimin e tij.
Të ndihmuar nga pasuria pothuajse pa fund e Fondit të Investimeve Publike Saudite, Newcastle është gati të sfidojë klubin londinez për nënshkrimin e belgut.
Sipas gazetarit të ESPN, James Olley, ‘Laraskat’ mund të nisin një ofertë këtë janar, nëse Hazard vihet në dispozicion nga Madridi.
Newcastle and Chelsea are interested in signing Eden Hazard ? pic.twitter.com/hv6ejdCSBq
— ESPN UK (@ESPNUK) October 28, 2021
“Chelsea dhe Newcastle janë në mesin e një numri klubesh të interesuara për nënshkrimin e Eden Hazard në janar”, ka thënë Olley.
Ndryshe, Hazard u largua nga Chelsea duke fituar Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Evropës, pasi kishte shënuar 110 gola për klubin londinez.
Ai gjithashtu fitoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Ligën Premier në vitin 2015 për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ekipin fitues të titullit të Jose Mourinhos