Shefi nervozohet me punëtorin pasi tha “ëhë” në vend të “po”
Është e rëndësishme, sidomos kur e filloni për herë të parë, të përpiqeni gjithmonë të lini përshtypje të mirë para shefit tuaj. Qoftë të bësh një punë të mirë, të vishesh siç duhet, apo thjesht të tregosh durim, mund të jetë një ndryshim midis një përparimi të ngadaltë ose të shpejtë në shkallët e karrierës.
Megjithatë, për një punonjës rezultoi se shqiptimi i një prej fjalëve më themelore të gjuhës angleze, ishte diçka që eprori nuk e pëlqeu.
Një postim në Reddit u bë me titullin: “Shefi mendon se “yeah” është problem i madh”.
Personi në fjalë ka ndarë bisedën me shefin i cili i kërkoi të rregullonte një gjë. Siç shihet në foto, punonjësi është përgjigjur me “yeah” në vend të “yes”.
Pas kësaj, me sa duket shefi u zemërua dhe tha: “Të lutem përdore “yes” në vend të “yeah”, sepse je një profesionit i ri”.
Poshtë postimit, rreth 1200 njerëz janë përgjigjur brenda 24 orëve, duke lënë opinione të ndryshme, shkruan Mirror./klank/