Shefi i Zyrës së BE-së në njëvjetorin e Banjskës: Autorët të dalin sa më shpejtë para drejtësisë

Shefi i Zyrës së BE-së në njëvjetorin e Banjskës: Autorët të dalin sa më shpejtë para drejtësisë

Shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,në njëvjetorin e sulmit në Banjskës, ka thënë se autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë.

Ai ka thënë se ka bërë nderime të rreshteri i vrarë nga sulmi në Banjskë, Afrim Bunjaku.

“Një vit pas sulmit në Banjskë, i kam bërë nderimet e mia Afrim Bunjakut, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës. Mendimet e mia janë me familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës, të cilët kërkojnë drejtësi. Ne bëjmë thirrje për ndjekje të shpejtë të autorëve” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Shpërndaje në: