Shefi i ZRRE-së takon përfaqësues të OAK: Flasin për ‘‘rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë’’

Shefi i ZRRE-së takon përfaqësues të OAK: Flasin për ‘‘rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë’’

Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, dje ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Odës Amerikane të Kosovës, ku është diskutuar për kërkesat dhe sfidat e biznesit në sektorin e energjisë.

Shefi i ZRRE-së ka theksuar rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë.

Komunikata e plotë:

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së merr pjesë në takimin me përfaqësuesit e Odës Amerikane të Kosovës

Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji , z. Ymer Fejzullahu, mori pjesë më 18 mars 2025 në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Odës Amerikane të Kosovës. Ky takim kishte për qëllim diskutimin e kërkesave dhe sfidave të biznesit në sektorin e energjisë, me një fokus të veçantë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së theksoi rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë, duke e parë këtë proces si një hap të domosdoshëm për rritjen e konkurrencës dhe ofrimin e mundësive më të mira për konsumatorët dhe bizneset. Ai theksoi se ky proces është jetik për zhvillimin afatgjatë të sektorit të energjisë në Kosovë dhe për krijimin e një ambienti të favorshëm për investime.

Kryesuesi i Bordit dëgjoi me vëmendje kërkesat dhe shqetësimet e përfaqësuesve të bizneseve të pranishëm në këtë takim. Diskutimi ishte konstruktiv dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet ZRRE-së dhe sektorit privat, me qëllim sigurimin e një tregu energjetik të qëndrueshëm, të hapur dhe konkurrues./Periskopi/

Shpërndaje në: