Shefi i France Football: Lojtari që ka fituar Topin e Artë e di tashmë, e kemi kontaktuar
Pascal Ferre i France Football ka bërë të ditur se lojtari fitues i çmimit më prestigjioz individual është njoftuar për triumfin e tij.
Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Jorginho janë tre emrat në garë për topin e artë.
Sipas disa raportimeve, Messi tashmë është njoftuar për trofeun, por asgjë nuk është e sigurt deri në shpalljen zyrtare.
Megjithëse, shefi i France Football, Pascal Ferre, bën të ditur se intervista dhe fotografitë janë bërë me lojtarit dhe ai tashmë e di.
“Lojtari është në dijeni, ne kemi bërë intervistë, foto-sesion, të gjitha në fshehtësi. Askush nuk na pa, ishte i kënaqur, sikur fituesit tjerë”, ka thënë Ferre, transmeton Periskopi.
Mediet kanë raportuar se Messi ka kërkuar ditë të lirë te skuadra e PSG për të marrë pjesë në ceremoni. Po ashtu raportohej se argjentinasi ka marrë gjashtë topat e artë nga Barcelona, për foto-sesion. Mbetet të shihet nëse ai do të stoliset me Topin e Artë numër 7. /Periskopi/