ShBA-të në gjysmëfinale, ashtu siç iu ka hije – mposhtin Spanjën me 14 pikë epërsi  

ShBA-të në gjysmëfinale, ashtu siç iu ka hije – mposhtin Spanjën me 14 pikë epërsi  

Ashtu edhe siç pritej, pa ndonjë befasi, ShBA-të kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike.

Me rezultatin 95:81, kombëtarja e ShBA-ve ka arritur të mposht ‘Stuhinë e Kuqe’, për të prerë biletën për gjysmëfinale, shkruan Periskopi.

Te ShBA-të, më i dalluari ishte Kevin Durant, i cili kontribuoi për skuadrën e tij me 27 pikë, kurse te Spanja u dallua Ricky Rubio, me 36 pikë.

Amerika tashmë do të pres për të parë nëse Australia apo Argjentina do të jenë kundërshtarja e saj në gjysmëfinale.

Më herët, para ShBA-ve, gjysmëfinalen e ka siguruar edhe kombëtarja e Sllovenisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: