SHBA do të financojë programe për të krijuar virusët më vdekjeprurës në botë

SHBA do të financojë programe për të krijuar virusët më vdekjeprurës në botë

National Institute of Health në Amerikë (NIH), agjensia e kërkimeve biomjeksore më e madhe në botë, njoftoi se do t’i japë fund një moratoriumi prej 3 vitesh për të financuar projekte kërkimi për të krijuar patogenë më rezistentë dhe më vdekjeprurës sesa janë në gjendjen e tyre natyrore.

Thuhet se ky kërkim, i njohur si studime mbi përfitimin e funksionit gjenetik kërkon të vendoset një hap para natyrës. Duke krijuar superviruse më rezistente dhe më të lehta për t’u transmetuar shkencëtarët mund të studiojnë mënyrën në të cilën evuluojnë dhe sesi ndryshimet gjenetike prekin marrëdhëniet me bujtësin.

Me këtë informacion shkencëtarët mund të parashikojnë lindjen natyrore të karakteristikave dhe të zhvillojnë medikamente antivirale të aftë për të evituar një pandemi. Pavarsisht se ruajtja dhe përdorimi i patogenëve vdekjeprurës menaxhohet nën masa të rrepta sigurie gjithmonë ekziston risku që të përfundojnë në duart e gabuara. Vitin e kaluar ish drejtori i CIA-s, John Brennan komentoi se ka biokërcënime të agjentëve biologjikë të luftës, të manipuluar gjenetikisht, si një nga risqet kryesore për Amerikën.

Gjithashtu ekziston edhe mundësia më banale si gabimi njerëzor që mund të rezultojë me çlirimin e një superpatogeni, p.sh në vitin 2014 disa laboratore federale ishin nën një kontroll të rreptë nga qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, meqë disa mostra me viruse, antrakse dhe me gripe nuk ishin trajtuar korrekt nga personeli i laboratorit.

Këto lloj incidentesh janë të zakonshme. Në vitin 2014 si pasojë e kritikave për kërkimet, administrata e Obamës i dha fund financimit të NIH-it, derisa të vendosnin një axhendë më të fortë për risqet dhe përfitimet potenciale.

Në vitin 2016 National Science Advisory Board for Biosecurity (NSABB) prezantoi një raport paraprak, ku tregohej se kërkimet mbi përfitimet gjenetike nuk përbënin kërcënim serioz për shëndetin publik.

Ky studim përfundoi pas publikimit të një raporti prej 1000 faqesh, ku u analizuan risqe potenciale të tillë si mundësia e çarjes së një doreze në laborator apo edhe hyrja e një krimineli në të. Edhe pse vigjilenca është e një niveli të lartë, jo të gjithë janë të bindur se kërkimet e përfitimeve të funksionit gjenetik ia vlejnë. Profesori i epidemiologjisë në Harvard, Marc Lipsitch komentoi për revistën “Nature” se këto lloj kërkimesh nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar organizatën tonë në raste pandemish, përkundrazi rrezikojnë të krijojnë një pandemi aksidentale. / bota.al

 

Shpërndaje në: