ShBA-ja i përgjigjet fuqishëm kërcënimeve të Dodikut

ShBA-ja i përgjigjet fuqishëm kërcënimeve të Dodikut

Ambasada e SHBA në Bosnjë e Hercegovinë iu përgjigj fuqishëm kërcënimeve të Presidentit të Republikës Serbe, Millorad Dodik, se ai do të inicionte një propozim për ndarje paqësore të BeH.

“Dje, z. Dodik njoftoi se Qeveria e Republikës Serbe mori një vendim zyrtar për të propozuar ‘shkëputjen’ e Republikës Serbe nga Bosnja e Hercegovina. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë shkëputje të RS-së; Veprim i papërgjegjshëm, anti-Dejton që vë në rrezik integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të BiH-së”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Ambasada shtoi se Dodiku dhe Qeveria e Republikës Serbe, u përpoqën ta shpjegonin këtë vendim me disa sërë gënjeshtrash dhe dezinformatash të krijuara për të trembur publikun në Republikën Serbe dhe për t’i dërguar ata në këtë rrugë të rrezikshme.

“Faktet janë të thjeshta dhe të qarta. Nuk ka asnjë konspiracion ndërkombëtar për shfuqizimin e Republikës Serbe dhe zoti Dodik nuk mund të veçojë një deklaratë të vetme të ndonjë zyrtari amerikan që bën thirrje për shfuqizimin e RS-së. BeH nuk është një bashkim i dy entiteteve, thuhet shprehimisht në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe sipas Kushtetutës së BeH-së, BeH është shtet pasardhës i Republikës së Bosnjë-Hercegovinës”, shtoi Ambasada Amerikane.

Aktivitetet e Dodikut, thekson Ambasada e SHBA-së, vënë në rrezik të ardhmen brenda institucioneve euroatlantike që e dëshirojnë qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, përfshirë RS-në.

 

Shpërndaje në: