SHBA fut në listë të zezë prokurorin Karim Khan që lëshoi fletarrest ndërkombëtar për Netanyahun

SHBA fut në listë të zezë prokurorin Karim Khan që lëshoi fletarrest ndërkombëtar për Netanyahun

Departamenti Amerikan i Thesarit ka sanksionuar kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, lidhur me vendimin e tij për të paraqitur urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant.

Sipas sanksioneve, çdo pasuri që Khan ka në SHBA është ngrirë dhe atij do t’i ndalohet hyrja në SHBA.

Sanksionimi është bërë nga një urdhër ekzekutiv që Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi javën e kaluar duke urdhëruar sanksione kundër ICC.

Shpërndaje në: