“SHBA dhe NATO po forcohen”, Rutte flet në telefon me Trumpin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rutte përmes një postimi në “X”.
“SHBA dhe NATO po forcohen. Aleatët e NATO-s po lëvizin shpejt për të investuar më shumë në mbrotje. Njoftohen rritje të mëdha dhe të tjera që do të pasojnë. Për Ukrainën, aleatët po përgadisin miliarda të tjera ndihmë dhe kontribute për garancitë e sigurisë”, ka shkruar Rutte.
Great to talk with @realDonaldTrump
US & NATO are getting stronger. NATO Allies are moving quickly to invest more in defence. Big increases announced & others to follow.
On Ukraine, Allies are preparing billions more in aid + contributions to security guarantees. pic.twitter.com/d4zxbkGhsD— Mark Rutte (@SecGenNATO) February 27, 2025