Sharon Stone thotë që mjeku ia rriti gjinjtë pa dijeninë e saj
Sharon Stone ka thënë se një mjek i kishte rritur madhësinë e gjinjve pa dijeninë e saj.
Ylli i “Casinos” kishte bërë një operacion në vitin 2001 në mënyrë që të hiqte tumoret beninj që thotë se ishin “gjigantë, më të mëdhenj se vetë gjinjtë”.
Duke folur për The Times, aktorja zbulon që pas procedurës ishte tronditur kur kishte kuptuar se gjinjtë e saj ishin rritur “për një filxhan kafeje më shumë”, përcjell Periskopi.
Stone shton se mjeki i kishte thënë që gjinjtë më të mëdhenj “i shkonin më mirë me madhësinë e ijëve” dhe se kur ajo e kishte konfrontuar për atë çështje ai i kishte thënë “që kishte menduar se ajo do të dukej më mirë me gjinj më të mëdhenj”.
“Ai ma ndryshoi trupin pa dijen a miratimin tim” – shton znj. Stone.