Shaqiri provokohet nga gazetarët serb, ky iu përgjigjet: Dy herë ia dola kundër Serbisë
Xherdan Shaqiri edhe një herë është përgjigjur në përpjekjet për provokim të gazetarëve serbë. Pas ndeshjes ndaj Portugalisë, ylli shqiptar i Zvicrës ka dhënë intervista të shumta. Dhe në zonën miks është ndalur edhe nga gazetarët serbë. Natyrisht nuk kanë munguar përpjekjet për ta nxjerrë Shaqirin nga kontrolli.
Gazetari i sportal.rs e ka pyetur se pse ka heshtur tifozët pas golit ndaj Serbisë.
“Vetëm e kam bërë punën time. Kam dhënë gol, ishte hera e dytë. Në rregull”, është përgjigjur Shaqiri. “Dy herë, dy herë”, ka përsëritur Shaqiri kur ka kuptuar se ka të bëjë me provokatorët serbë.