Shaqiri jep komentet e para si lojtar i Lyon: Jam i lumtur dhe krenar për nënshkrimin e kontratës

Shaqiri jep komentet e para si lojtar i Lyon: Jam i lumtur dhe krenar për nënshkrimin e kontratës

Xherdan Shaqiri ka dhënë komentet  e para si lojtar i skuadrës së Olympique Lyon.

Lojtari zviceran ka bërë të ditur se është krenar dhe i lumtur që iu bashkua skuadrës nga Ligue 1.

“Ndihem shumë krenar dhe shumë i lumtur, sepse më në fund e nënshkrova kontratën. Tani jam zyrtarisht lojtar i Lyonit”, tha Shaqiri për uebsajtin e klubit.

“Mezi pres t’ia filloj me këtë ekip dhe ta zbuloj klubin. Stadiumi është i mrekullueshëm. E parafytyroj të mbushur plot. Do të jetë e jashtëzakonshme”, shtoi ai, përcjell Periskopi.

Shaqiri nënshkroi kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. Kartoni i tij i kushton Lyoni afër 12 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: