Shaqiri i drejtohet fansave të Liverpoolit: Do më mungoni

Shaqiri i drejtohet fansave të Liverpoolit: Do më mungoni

Sulmuesi kosovar i sapo transferuar te Lyoni, Xherdan Shaqiri u është drejtuar me një mesazh fansave të klubit.

Shaqiri për 11 milionë euro kaloi te skuadra franceze, me të cilët ka nënshkruar kontratë trevjeçare, përcjellë lajmi.net.

Sot (e martë), shqiptari kreu stërvitjen e plotë me Lyon, derisa përmes një Instastory i ka dërguar mesazh tifozëve.

“Të dashur tifozë dhe Liverpool! Do më mungoni! Ju dhe ky klub i veçantë me stadiumin e pabesueshëm Anfield. Faleminderit për gjithë mbështetjen. Më të mirat, qëndroni të sigurt”, shkroi ai.

 

Shpërndaje në: