Shaqiri flet para miqësores me Kosovën: Unë mezi po pres me luajt këtë ndeshje

Shaqiri flet para miqësores me Kosovën: Unë mezi po pres me luajt këtë ndeshje

Xherdan Shaqiri ka folur para ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës.

Takimi miqësor mes dyja vendeve do të zhvillohet me 29 mars me fillim nga ora 18:00, shkruan Periskopi.

Shaqiri në një intervistë për “Sporti Total”, tha se mezi po pret të luajë një ndeshje të tillë.

“Është një ndeshje miqësore në mes të dy shteteve mike. Është një ndeshje shumë emocionale për shumë lojtarë, jo vetëm për ne që kemi lindur në Kosovë, që janë me rrënjë nga Kosova, por edhe për lojtarët që luajnë për Kosovën që janë rritur në Zvicër. Është një ndeshje emocionale, por edhe shumë miqësore. Do të përballen dy shtete mike dhe do të jetë me shumë shikues në stadium dhe unë mezi pres ta luaj këtë ndeshje kundër Kosovës”, tha Shaqiri.

Shpërndaje në: