Shaqiri do të largohet nga Lyoni, e duan në ligat më të forta
Futbollisti kosovar ka oferta nga Anglia, Italia e Gjermania, por edhe në Amerikë. Ai pritet të largohet nga Lyoni gjatë këtij muaji
Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Olympique Lyoni pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi.
Futbollisti kosovar nuk e ka treguar veten në klubin francez dhe i ka bërë valixhet gati.
Mediumi gjerman “Sky Sport” raporton se përfaqësuesi zviceran ka oferta nga disa klube angleze dhe italiane, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithashtu, rikthimi në Bundesligë është i mundshëm për futbollistin nga Zhegra e Gjilanit.
Ndër të tjera, ky medium raporton se 30 vjeçi pëlqehet edhe në ligën amerikane MLS.
Ish-futbollisti i Baselit, Bayernit, Interit, Stoke Cityt e Liverpoolit po e kërkon një klub në të cilin mund të luajë rregullisht.
Kjo pasi ai synon të jetë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Zvicrës në Botërorin e Katarit këtë vit, përcjell “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, deri tash nuk ka arritur ende ndonjë ofertë zyrtare për futbollistin ofanziv.
Edhe Lyoni është i interesuar për ta shitur futbollistin kosovar qysh këtë muaj.