Shaqiri del në skenë pas fitores, ja çka thotë

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri luajti 72 minuta në përballjen e vështirë në udhëtim ndaj Brighton sot.  

Ai më pas u zëvëndësua nga James Milner, teksa Liverpooli fitoi ndeshjen me golin e Mohamed Salah, përcjell Periskopi.

LEXO EDHE:

Këndellet Liverpooli, fiton me vështirësi dhe me dyshime (VIDEO)

Për 27 vjeçarin kjo ishte ndeshja e dhjetë që ai luan nga fillimi. Shaqiri kishte një rast mjaft të mirë për të shënuar me kokë, por fati ia ktheu shpinën.

Gjithsesi, ai pas ndeshjes ka shkruan në Twitter: ”Ju lumtë djelmosha! 3 pikë të rëndësishme sot”.

Liverpool tani tubon 57 pikë në vendin e parë. /Periskopi

Shpërndaje në: