Shalqiri sjell dy të mira për trupin tuaj

Nuk ka asgjë më freskuese se sa një copë shalqi në ditët e nxehta të verës.
Shalqiri duhet të konsumohet edhe për vlerat e larta ushqyese si dhe përfitimet e jashtëzakonshme që dhuron ai për trupin dhe shëndetin tuaj.
Lexoni më poshtë dy të mira nga shalqiri:
Sistemi imunitar forcohet
Përqendrimi i lartë i vitaminës C tek shalqiri i jep shtysë sistemit tonë për t’i shndërruar qelizat e “bardha” në qeliza luftarake të forta.
Rritje të energjisë
Ky frut është i pasur me vitamina të grupit B, të cilat janë konsideruar vitaminat themelore për prodhimin e energjisë (mes të cilave vitaminën B1 dhe vitaminën B6). Shalqiri ka përqendrim të lartë të potasit dhe magnezit.