Shala: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi vetëm Serbisë ia kanë prishur planin
Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala, ka vlerësuar lartë veprimtarin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Në një video të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë prishur vetëm planet e Serbisë.
Sipas tij, ata kanë realizuar ndryshime epokale.
“I vetmi plan që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë prishur është plani i Serbisë. Ata kanë realizuar ndryshime epokale dhe ne i kemi borxh atyre, si dhe shumë brezave të tjerë, që ta ruajmë dhe ta bëjmë këtë vend të prosperojë”, ka shkruar Shala.