Shala shokon me deklaratën: Shaban Manaj u vra për çështje amorale, nuk e vrau SHIK-u

Historiani Asdren Shala ka dhënë detaje të pa dëgjuara për vrasjen e Shaban Manaj.
Sipas Shalës, Manaj është vrarë në rrethana morale.
“Shko në Istog e në Pejë, pyti njerzit edhe të tregojnë se Shaban Manaj është vra krejt në situatë amorale.
Dhe, për me mbulu këtë e kanë fut SHIK-un. Këtë diskurs e ka ndjek një pjesë e LDK-së për me fsheh qyqarllëkun e vet në luftë” u shpreh Shala në FRONTAL në T7.
Kush ishte Shaban Manaj?
Shaban Manaj u vra më 23 korrik të vitit 2000, pikërisht në prag të zgjedhjeve të para lokale të Kosovës së lirë.
Strukturat e LDK-së në Istog kishin vendosur që Manaj të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune.
Madje, ai kishte fituar mbështetjen e pakontestueshme edhe të qytetarëve të Istogut, LDK-së dhe ish-Presidentit Ibrahim Rugova. E rrëmbyen dhe më pas u gjet i vrarë.
Vrasësit nuk u zbuluan asnjëherë se cilët ishin.