Shala: Rezervat janë klasifikuar si sekret, procedurat dhe veprimet të cilat janë pa bazë ligjore
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ferat Shala ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë së kryeministrit Kurti për çështjen e rezervave shtetërore.
Gjatë një paraqitje në “Debat Plus”, Shala theksoi se procedurat për blerjen e rezervave shtetërore janë klasifikuar si sekret nga qeveria pa bazë ligjore dhe se rezervat e planifikuara nuk janë siguruar në kohë, as në cilësi e sasi.
“Çështja e rezervave është e ditur edhe publikisht. Rezervat janë klasifikuar si sekret, procedurat dhe veprimet të cilat krejtësisht janë pa bazë ligjore. Përveç çështjes së ruajtjes së depove për të tjerat nuk ka pasur nevojë kryeministri me nxjerr vendim mi klafisku procedurën blerjes si sekret shtetëror. Ka dy vendime të jashtëligjshme të kryeministrit… problemi tjetër është se rezervat nuk kanë ardhur as në sasi, as në cilësi, as në kohë edhe një pjesë nuk ka ardhur fare”, tha ai.