Shala: PDK dhe Bedri Hamza do të rikthejnë zhvillimin ekonomik në Shalën e Bajgorës dhe Mitrovicë
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala, ka shprehur angazhimin e tij për zhvillimin e rajonit të Shalës së Bajgorës dhe tërë Mitrovicës. Gjatë një takimi me banorët e Shalës, ai ka theksuar se është gjithmonë kënaqësi të punosh me shaljanët, të cilët janë punëtorë dhe gjithmonë fitimtarë.
Ai ka theksuar se përkushtimi i PDK-së dhe i liderëve të saj është i pazëvendësueshëm në realizimin e projekteve të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Shalës dhe tërë Mitrovicës. Shala ka shpresë se, me mbështetje të gjerë nga qytetarët, PDK-ja do të arrijë të realizojë këto synime.
Në Shalë të Bajgorës dhe me shaljanët krenarë, gjithmonë kënaqësi. Shaljanët janë punëtorë dhe gjithmonë fitimtarë….
Posted by Ferat Shala on Saturday, January 18, 2025