Shala: Pas 9 shkurtit, Kosova ka nevojë për zhvillim dhe qeverisje që kujdeset për ata që kontribuojnë

Shala: Pas 9 shkurtit, Kosova ka nevojë për zhvillim dhe qeverisje që kujdeset për ata që kontribuojnë

Ferat Shala, kandidat i PDK-së për deputet me numrin 16, ka theksuar se Kosova ka nevojë për një ekonomi që gjeneron zhvillim dhe punësim, si dhe një qeverisje që kujdeset për ata që kontribuojnë në shoqëri, përfshirë veteranët, familjet e dëshmorëve, mësuesit, policët, mjekët dhe zjarrfikësit.

Shala gjithashtu falënderoi banorët e Komoranit për mbështetjen e madhe që kanë dhënë në nëndegën e tretë të PDK-së, duke theksuar se ky lokalitet ka qenë gjithmonë krah partisë së tij.

Shpërndaje në: