Shala në Çikatovë të Vjetër: Plani i Bedri Hamzës është konkret, realist dhe i zbatueshëm

Shala në Çikatovë të Vjetër: Plani i Bedri Hamzës është konkret, realist dhe i zbatueshëm

Ferat Shala, kandidat i PDK-së për edhe një mandat si deputet, ka zhvilluar një takim me qytetarë në lagjen Xhema në Çikatovën e Vjetër të Drenasit.

Në një takim ku përkrahja dhe entuziazmi nuk munguan, Shala tha se plani i Bedri Hamzës është konkret, realist dhe i zbatueshëm.

“Në lagjen Xhema në Çikatovën e Vjetër, përkrahja dhe entuziazmi nuk munguan. Në prani të qytetarëve, u zotuam për një Kosovë më të zhvilluar, përmes një qeverisjeje të udhëhequr nga Bedri Hamza, i cili garon me një plan konkret, realist dhe të zbatueshëm. Bashkë për një Kosovë më të mire”, shkroi Shala në Facebook.

Shpërndaje në: