Shala i PDK’s: Qeveria po ndërhyn në komisionin për miniera dhe minerale

Shala i PDK’s: Qeveria po ndërhyn në komisionin për miniera dhe minerale

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka thënë qeveria me vendim arbitrar ka ndërhyrë në Komisionin për miniera dhe minerale.

 

 

 

Përmes një postimi në Facebook, Shala është shprehur se qeveria ka ndërhyrë në pikën tre të vendimit të 15 korrikut, duke obliguar KPMM-në të shkelur ligjin në procesin e dhënies së licencave për “Trepçën”.

Sipas tij, KPMM-ja i përgjigjet kuvendit dhe në asnjë mënyrë qeverisë.

“Ligji për miniera dhe minerale, neni 4, përcakton se; “asnjë person nuk mund të ushtrojë aktivitete të hulumtimit, shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të resurseve minerale ose çfarëdo aktiviteti tjetër pa licencë ose leje të lëshuar nga KPMM, në përputhje me këtë ligj”,

 

 

Të drejtë për kryerjen e aktiviteteve minerare kanë vetëm ndërmarrjet e licencuara në pajtim me Ligjin për miniera dhe minerale, ndërsa Ligji për miniera dhe minerale nuk njeh mundësi të lejimit të punës me vendime, por vetëm me licencë, në këtë kuptim licenca mund të vazhdohet me licencë tjetër dhe jo me vendime” shkroi Shala.

Duke i cituar nenet e Ligjit për miniera dhe minerale, Shala thotë se ekzekutivi i ka shkelur një mori prej tyre.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: