Shala i PDK-së: Vendi të shkojë në zgjedhje, do ta ndërpresin keqqeverisjen
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka folur rreth takimit me kryeministin, Albin Kurti, si dhe për zgjedhjet e ardhshme. Ai ka kritikuar Qeverin aktuale për korrupsion, derisa thotë se zgjedhja e vetme është që vendi të shkojë në zgjedhje.
Shala thotë se kryetari i partisë së PDK-së, Memili Krasniqi, ka vepruar mirë që ka shkuar në takim me kryeministrin Kurti, për të qartësuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ai ka caktuar objektivat e partisë dhe mandatarin e ardhshëm, si dhe kohën për të shkuar në zgjedhje.
“Z.Krasniqi ka shkuar në takim, ka bërë mirë, për faktin që po e qartëson se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe kjo qeveri ta lërë sa më shpejt pushtetin. Ai ka shkuar me koncept të qartë politik dhe me qartësi se si duhet të veprohet më tutje, ai ka caktuar objektivat e Partisë Demokartike në interes të shtetit dhe mandatarin e ardhshëm dhe kohën për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.
Krahas kësaj, deputeti i PDK-së thekson se zgjedhjet do të ndërpresin keqqeverisjen dhe keqmenaxhimin.
“Zgjedhjet do të ndërpresin keqqeverisjen dhe keqmenaxhimin e skajshëm në sferën politike diplmatike, ekomike, për vendin”, u shpreh ai.
Shala shton se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe të ndërpritet shkalla e lartë e korrupsionit.
“E rëndësishme është që vendi të shkojë në zgjedhje, të ndërpritet shkalla e lartë e korrupsionit, çështja e degradimit institucional, e keqësimit të mardhënieve ndërkombëtare me qeverisjen, dhe me vendit”, përfundon deputeti i PDK-së, Ferat Shala për gazetenblic.