Shala i PDK-së: Është ndërprerë puna në Trepçë, Menaxhmenti dhe Qeveria po mundohen ta mbajnë të fshehur

Shala i PDK-së: Është ndërprerë puna në Trepçë, Menaxhmenti dhe Qeveria po mundohen ta mbajnë të fshehur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se nga 14 qershori 2024 është ndërprerë procesi i punës në minierën e Stantërgut.

Shala në një postim në Facebook shkruan se është e habitshme dhe e pashpjegueshme se si Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dhe Qeveria mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Trepça ndërpret punën.

Nga data 14 qershor 2024, në minierën e Stantërgut është ndërprerë procesi i punës.

E habitshme dhe e pashpjegueshme se si Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dhe Qeveria, mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës. Ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen Trepça, e njëkohësisht edhe shkallë të lartë të rrezikut për gjendjen e përgjithshme për sigurinë në minierë.

Tashmë po vërtetohet që kjo Qeveri jo vetëm që nuk ka kuadro, por nuk ka plan e as ide për Trepçën dhe industrinë minerare.

Nëse vazhdohet me këtë logjikë të kësaj Qeverie, dëmet strategjike për sektorin dhe Trepçën do të jenë katastrofale!.

Shpërndaje në: