Shala e detyron gazetarin spanjoll ta përmendë emrin e Kosovës pas shumë insistimeve

Shala e detyron gazetarin spanjoll ta përmendë emrin e Kosovës pas shumë insistimeve

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, e ka detyruar gazetarin e AS, që më në fund të përmend emrin e Kosovës.

Ditë më parë, AS publikoi tabelën e grupit ku gjendet Kosova për kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”, por aty nuk figuroi emri i Kosovës.

Sot, në konferencën për media, gazetari i AS sërish përsëriti të njëjtën gjë, por që kësaj radhe, me insistimin e Shalës, ai në fund përmendi edhe emrin e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ai iu drejtua me pyetje trajnerit, por duke mos e bërë të qartë trajnerit të kujt, duke mos e përmendur (Pyetje për trajnerin e Kosovës).

Gazetari: Pyetje për trajnerin…  a mendoni se Luis Enrique do të bëjë shumë ndryshime?

Shala: Pyetja ishte në drejtim të trajnerit te…..?

Gazetari: Trajnerit…

Shala: Trajnerit te….? Sepse nuk e kemi parë emrin e ekip tonë kOmbëtar në mediat tuaja, duhet të sqarohet pyetje për trajnerin e kujt është.

Gazetari përsërit: Pyetja për trajnerin lidhur me Enriquen…

Shala: Po, por trajnerin e kujt sepse nuk e kemi parë emrin e kombëtares sonë në gazetat e juaja.

Gazetari: Pyetja është për trajnerin!!!

Shala: Të cilit ekip???

Gazetari: Ahh, të Kosovës, më falni.

Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45.

Shpërndaje në: