Shakira punësoi detektivë për të zbuluar tradhtinë e Piques
Ndarja e Shakiras dhe Gerard Piques vazhdon të krijojë polemika, pasi lindin thashetheme të reja për arsyet pse çifti vendosi të ndahej.
Së fundmi u zbulua se këngëtarja kolumbiane kishte punësuar një agjenci detektivësh dhe përmes tyre kishte zbuluar se qendërmbrojtësi i Barcelonës po e tradhtonte.
Është raportuar se Shakira dyshohet se iu drejtua një agjencie për të punësuar detektivë, të cilët do të kishin ndjekur çdo hap të Piques dhe kështu do të zbulonin tradhtinë e tij, sipas emisionit televiziv “El gordo y la flaca”.
Gjithashtu u raportua se Shakira ka në posedim imazhet e Piques pranë gruas me të cilën dyshohet se e tradhtoi dhe nuk do të dalin në dritë sepse ajo ka paguar për to dhe për të pasur privatësi.