Shakira në telashe: Nuk i ka paguar mbi 14 milionë euro taksa shtetit spanjoll
Prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren kolumbiane për gjashtë akuza, për të të cilat nëse shpallet fajtore mund të përfundojë dhe në burg.
Sipas akuzave, Shakira në vitin 2011 zhvendose në Barcelonë pas zyrtarizimit të lidhje me futbollistin Gerard Piqué, por ajo vazhdoi të mbante vendbanimin e saj në Bahamas deri në 2015.
Një gjykatës spanjoll që heton mashtrime të dyshuara tatimore nga këngëtarja kolumbiane Shakira rekomandoi të enjten që çështja të shkojë në gjyq.
Gjykatësi Marco Juberias njoftoi se gjatë hetimit të tij tre vjeçar zbuloi “prova të mjaftueshme të kriminalitetit” që çështja të shkonte në gjykatë dhe Shakira tashmë përballet me 6 akuza për mospagimin e taksave.
Ndërkohë, avokati i këngëtares është shprehur se gjatë asaj kohe, 44-vjeçarja fitoi shumicën e parave të saj në turne ndërkombëtarë dhe kaloi jo më shumë se gjashtë muaj në vit në Evropë.