Shakira kishte veshur pak ditë më parë “fustanin e hakmarrjes”, që Princesha Diana veshi kur u tradhtua nga Charles
Të gjitha shenjat ishin aty, por askush nuk po e vërente, që Shakira po jepte të gjitha sinjalet e ndarjes kur u largua nga Festivali i Filmit në Kanë 2022 e veshur me atë fustan të zi spektakolar.
Thashethemet filluan të marrin dhenë në fund të majit, por raportimet e mëtejshme konfirmuan se Shakira dhe Pique kanë qenë në telashe për të paktën tre muaj.
Në fakt, emisioni ‘Mamarazzis’ në Youtube i drejtuar nga Laura Fa dhe Lorena Vazquez bëri të ditur historinë dhe shtoi se çifti ka qenë i ndarë për tre muajt e fundit, shkruan Marca.
Një pabesi e supozuar nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është ndoshta shkaku i kësaj ndarjeje mes dy personazheve publike. Megjithatë, nuk ka asgjë të konfirmuar nga asnjëra palë në lidhje me këtë version. Por shenjat janë të gjitha aty, ndoshta më e madhja është fustani i zi mbresëlënës i Shakirës nga Festivali i Filmit në Kanë gjatë muajit maj.
Fansat me sy të mbrehtë kanë vërejtur se ky fustan është i njëjti në dizajn me atë që Princesha Diana kishte veshur dikur në një kohë të vështirë të saj. Nëse nuk e dini se për çfarë po flasim, na lejoni të shpjegojmë pse kjo është një tundje e qartë me kokë për të ndjerën Lady Diana.
Arsyeja pse ky është quajtur ‘fustani i hakmarrjes’ ka një histori të tërë pas saj.
Pasi u njoftua lidhja e tij me Camila Parker-Bowles në vitin 1994, Princesha Diana mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga “Vanity Fair” aso kohe, e veshur me një fustan të bukur të zi që është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të Shakiras.
Edhe pse kjo mund të jetë një rastësi, ajo përshkruan në mënyrë të përsosur personalitetin e grave.
Jo vetëm gratë, por edhe burrat, veçanërisht kur ata thjesht u tradhtuan. Liria që Lady Diana e ndjeu për të veshur këtë fustan pas skandalit që tronditi mediat, është e njëjta liri që ndjeu Shakira teksa ishte në Kanë./telegrafi