Shakira kërkon që dy djemtë e saj të transferohen në ShBA për të jetuar, kjo është deklarata e Piques
Këngëtarja kolumbiane Shakira i ka ofruar para ish bashkëshorti të saj lojtarit të Barcelonës Gerard Pique, për ta bindur atë që të transferojë dy djemtë e tyre në Shtetet e Bashkura.
Shakira propozon të mbulojë të gjitha shpenzimet për mirëmbajtjen e Sashës dhe Milanit, dy fëmijëve të çiftit.
Këngëtarja do të ishte gjithashtu e gatshme të paguante 20% të borxhit të Pique, i cili kap shifrën e 2.5 milionë euro, dhe të mbulojë shpenzimet e pesë udhëtimeve të klasit të parë nga Barcelona në Miami për Pique, për të lejuar lojtarin të shkonte dhe të vizitonte fëmijët në Miami.
Pique, i cili e tradhtoi yllin e muzikës me një kameriere 22-vjeçare në Spanjë, po e mban peng Shakirën, të cilën tashmë nuk ka më asgjë që e lidh me Spanjën, dhe për këtë shfrytëzon legjislacion spanjoll dhe një tjetër justifikim që ai përdor për të ndalur ikjen e fëmijëve në SHBA, është lidhja mes tyre dhe gjyshërve të tyre.
Mediet spanjolle raportojnë se mes të dyve ka pasur edhe një takimi privat, ku të dy shoqëroheshin nga avokatët e tyre. Takimi ishte i mbizotëruar nga tonet e larta dhe debati.Mediet thonë se Pique ishte shumë i vendosur që nuk donte që fëmijët të shkonin të jetonin në Miami, duke argumentuar se kjo do të ishte një eksperiencë traumatike për fëmijët.
Në Spanjë, ligjet për këtë çështje priren të mbrojnë stabilitetin e të vegjëlve, kështu që pritet që pique ta përdorë në maksimum këtë, duke i shkaktuar Shakirës vështirësi në transferimin për në Shtetet e Bashkuara.