Shakira fajëson vjehrrën për flokët: E tmerrshme, është gabimi më i keq i jetës time
Këngëtarja 44-vjeçare, Shakira ka ndarë disa prej momenteve më të mira dhe më të këqija në modë.
Teksa kthehej mbrapa në kujtime, Shakira përmendi veshjen e saj në vitin 2000 në Latin Grammy Awards dhe flokët e saj të prera. Për këto të fundit fajëson vjehrrën e saj.
“Oh, sa e tmerrshme”, tha ajo pasi pa fotografinë e saj të vitit 2012 me flokë bionde të prera shkurt. Për këtë, përmendi këshillën që i dha nëna e Gerard Pique, me të cilin është martuar që prej vitit 2011.
“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha Shakira duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së Gerald Pique: “Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.