Shaka me gruan e Will Smith: Çka tha Chris Rock që e hëngri më pas shuplakën e fortë
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, përshkoi ballinat botërorë më shumë për gjestin e aktorit Ëill Smidh ndaj komecianit Chris Rock, sesa për çmimet që fituan filmat e nominuar.
Në momentin kur komediani Rock bëri shaka me flokët e gruas së Smith, Jada Pinket, e cila vuan nga një sëmundje, pasojë e së cilës nuk i rriten flokët, Smith u acarua.
Rock bëri shaka me kokën e rruar të gruas së Smith, duke i thënë se mezi pret ta shoh në filmin ‘G.I. Jane 2’, një film i vitit 1997.
Në atë film rolin kryesor e luan Demi Moore dhe aktorja është gruaja e parë që kalon trajnimin e marinës amerikane, madje mposht shumë nga bashkëmoshatarët e saj meshkuj gjatë rrugëtimit.
Jordan (e portretizuar nga Moore), për ta përfunduar provën e saj të vështirë dhe për të forcuar pozicionin, rruan kokën dhe bëhet G.I. Jane. Ajo përfundon duke fshehur plotësisht feminitetin e saj.
Kur Chris Rock e bëri këtë shaka në llogari të gruas së Ëill Smith, ky i fundit duket të ketë qeshur fillimisht, por reagimi i gruas së tij ishte si ky në fotot më poshtë dhe që shtyu si duket Smithin për t’i rënë shuplakë komedianit Rock./Periskopi/