Shahin Dervishaj vlerëson kontributin e biznesit lokal në punësimin e grave dhe zhvillimin ekonomik

Shahin Dervishaj vlerëson kontributin e biznesit lokal në punësimin e grave dhe zhvillimin ekonomik

Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka vizituar një tjetër kompani gjatë takimeve në kuadër të fushatës zgjedhore.

Si është shprehur se pronari i kompanisë Ilmi Gruda, ka krijuar mundësi punësimi për shumë gra nga kjo zonë.

“Vizitën vazhdova tek Muli Shoes, fabrikë e këpucëve me pronarin Ilmi Gruda. Ilmia ka krijuar mundësi punësimi për shumë gra në nga kjo zonë, duke ofruar kushte të mira pune dhe mundësi zhvillimi. Fabrika e tij është një model i cilësisë në industrinë e këpucëve, që gjithashtu kontribuon në rritjen ekonomike të komunitetit” u shpreh Dervishaj.

 

Shpërndaje në: