Shahin Dervishaj takohet me qytetarë të Skenderajt: Biseduam se si bashkë do e transformojmë këtë komunë
Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 77, biznesmeni, Shahin Dervishaj, është takuar sot me disa qytetarë të Skenderajt dhe zyrtarë komunal.
Dervishaj tha se me ata bisedoi për transformimin e Skenderajt.
Postimi i plotë:
Padyshim që dita ecë mbarë, kur takon njerëz kaq të mirë, pozitiv e që e dojnë tokën e këtij vendi kaq shumë.
Spontanisht u takuam me qytetarët e Skenderajt dhe disa zyrtarë komunal, ku biseduam se si bashkë do e transformojmë këtë komunë duke e kthyer në Skenderajin që e kemi ëndrru me vite të tana.
Miq, dita jonë po vjen, dita e ndryshimit të jetesës dhe të ardhmes së Kosovës.
Mos harroni, dita e 9 shkurtit është e jona!