Shahin Dervishaj në Syrigan: Çdo gur e çdo familje është histori e sakrificës dhe dashurisë për atdheun

Shahin Dervishaj në Syrigan: Çdo gur e çdo familje është histori e sakrificës dhe dashurisë për atdheun

Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, po vazhdon takimet me qytetarë anë e mban Kosovës.

Ai kësaj here është takuar me banorët e Syriganës, fshat ky që ka dhënë shumë për Kosovën.

Kandidati për deputet, Dervishaj, u prit nga kryetari i nëndegës së PDK-së, Lavdim Uka, i cili e nderoi me mikpritjen, ku edhe diskutuan për gjëra shumë të vlefshme për të mirën e Kosovës.

Dervishaj ka shkruar në “Facebook” se këtu, çdo gur dhe çdo familje është një histori e sakrificës dhe dashurisë për atdheun.

“Nuk mund ta vazhdoja më mirë ditën se sa me takimin me këta njerëz të mrekullueshëm të fshatit Syrigan, një fshat që ka dhënë shumë për Kosovën.  Këtu, çdo gur dhe çdo familje është një histori e sakrificës dhe dashurisë për atdheun. Aty na priti përzemërsisht Kryetari i Nëndegës së PDK-së, z. Lavdim Uka, i cili na nderoi me mikpritjen dh diskutuam për gjëra shumë të vlefshme për të mirën e Kosovës. Pa masë i lumtur që shumë shpejt do bëjmë ndryshimin në Kosovë”, ka shkruar Dervishaj, i cili në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garon me numrin 77 në listën e PDK-së.

Shpërndaje në: